75 Mall Live Search
16:45 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / H F

Dogana aksion te Zone Mobile, ja rezultati

Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion tek mobi shopi më i njohur në Prishtinë, Zone Mobile.

Ky aksion ka ardhur si pasojë e raportimit nga qytetarët me dyshimet se mund të ketë mall të kontrabanduar. Por dyqani qe ka thyer rekorde në “Black Friday” ka rezultuar të jetë korrekt edhe me letra dhe produkte. Kjo pasi që dogana nuk ka gjetur fare mall të dyshimtë.

“Informatën e kemi pranuar nga qytetaret derisa sot zyrtaret doganor kane ushtruar kontroll por nuk ka gjetur mall të kontrabanduar në momentin e kontrollit” thuhet në përgjigjen e doganës, dhënë për Indeksonline.