Barcelona e mposht Bayernin, e merr bashkëlojtarin e Granit Xhakës

Skuadra e Barcelonës është shumë pranë marrëveshjes me mbrojtësin Jonathan Tah.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se klubi katalunas është takuar me agjentin e futbollistit dhe janë shumë optimist se lojtari do t’i bashkohet klubit spanjoll gjatë afatit të verës, shkruan Indeksonline
Tah pritet të transferohet në klubin nga Katalunia gjatë afatit veror me shifrat zero, pasi kontrata mbrojtësit i skadon në qershor të vitit 2025.
Bashkëlojtari i Granit Xhakës ka agjent, Pini Zahavin, ai është agjent i trajnerit gjerman, Hansi Flick.
Kujtojmë që Jonathan Tah ka shumë oferta në tavolinë, përfshi këtu edhe Bayern Munchen./Indeksonline/