75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / G T

Mario Mitaj sonte luan kundër Cristiano Ronaldos në Arabi

Skuadra e Al Ittihadit e pret në shtëpi Al Nassr-in, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Kjo do të jetë hera e parë që mbrojtësi shqiptar, Mario Mitaj pritet të ballafaqohet me Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline

Ronaldo u pushua në ndeshjen e fundit të Al Nassr, por sonte do të jetë i gatshëm për ndeshje.

Nga ana tjetër, Mario Mitaj pritet të jetë startues – kjo për shkak të paraqitjeve pozitive që bëri në ndeshjet e fundit.

Al Ittihad është në pozitën e parë me 33 pikë, kurse Al Nassr në pozitën e tretë me 25 pikë./Indeksonline/