75 Mall Live Search
11:46 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / S Z

Mesazhi i presidentes në 25-vjetorin e bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një videomesazh me rastin e 25-vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Ajo e quan Gjermaninë si partnere të pandashme të Kosovës, që e mbështeti gjithmonë vendin tonë.

“Aleanca mes Kosovës dhe Gjermanisë është një partneritet i bërë nga vlera të përbashkëta, një histori mbështetje, solidaritetit si dhe një lidhje të jashtëzakonshme mes popujve”, tha e para e vendit.

“Duke qenë ndër shtetet e para që njohu pavarësinë tonë, keni qëndruar stoik në mbështetjen e Kosovës në integrimin ndërkombëtar, duke iu bashkuar aspiratës sonë për t’iu bashkuar familje euroatlantike”.