75 Mall Live Search
14:50 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / Z S

Krasniqi: Kurti krah ambasadorit që hetohet, ndryshimi është i domosdoshëm

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka folur për vizitën që është duke e zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo është shprehur se Kurti shkoi në Sarajevë për krah ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

”Një prej arsyeve pse i kemi punët e jashtme për faqe të zezë është ilustruar në foton më poshtë.Kryeministri shoqërohet nga Ambasadori i tij, i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Ambasadori në fjalë ka pranuar qindra mijëra euro në një llogari bankare të tij në Mal të Zi nga kompania GEN, Dega në Beograd”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshimi është i domosdoshëm, ka shtuar më tutje Krasniqi./Indeksonline/