75 Mall Live Search
16:28 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Ballkani nuk po gjen qetësi, prezanton trajnerin e tretë këtë sezon

Orges Shehu edhe zyrtarisht është trajner i ri i Ballkanit.

Ish-portieri i kombëtares së Shqipërisë, do të jetë zëvendësues i Artim Pollozhanit, i cili dha dorëheqje të mërkurën, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

”Mirësevjen Orges Shehi!

Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.

Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.

FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.

I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!

Forca Ballkani!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit./IndeksOnline/