Amorim: Nëse duam të fitojmë Premier League, duhet të vrapojmë si qentë e tërbuar

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim pësoi humbjen e tij të parë.
Skuadra e tij, u mposht të mërkurën në “Emirates” nga Arsenali me rezultat 2-0.
Portugezi, dha një deklaratë interesante kur u pyet nëse mund ta fitojë Premier League.
“Është e pamundur të fitosh Premier League pa një ekip që lufton për çdo moment, vrapon prapa, vrapon përpara”. “Edhe me formacionin fillestar më të mirë në planet, pa vrapim nuk do të fitojnë asgjë”. “Nëse duam të fitojmë PL, duhet të vrapojmë si qentë e tërbuar”, u shpreh Amorim.
Skuadra e tij, do të përballet sot ndaj Nottingham Forestit me ndeshjen që zhvillohet në orën 18:30./IndeksOnline/