75 Mall Live Search
10:10 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Trajneri i Milanit, Fonseca i zëmruar me gjyqtarin pas humbjes me Atalantan

Atalanta të premten mbrëma ka shënuar fitore 2-1 ndaj Milanit dhe ka marr kryesimin e Serie A.

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca pas ndeshjes akuzoi gjyqtarin Federico La Penna, shkruan IndeksOnline.

“Nuk kam frikë të them të vërtetën. Gjithmonë kam respektuar punën e gjyqtarëve, e kuptoj se ata kanë një punë të vështirë, por çdo javë është gjithmonë e njëjta gjë. Mënyra se si gjyqtari drejtoi gjatë gjithë kësaj mbrëmje ishte mungesë respekti për Milanin”, deklaroi Fonseca.

Portugezi akuzat kryesore i ka në golin e parë të shënuar nga Charles De Ketelaere, ku pretendoi se sulmuesi belg bëri faul ndaj Theo Hernandez.

“Goli i parë ishte një faull i qartë, nuk ka absolutisht asnjë dyshim. Mënyra se si gjyqtari drejtoi gjatë gjithë kohës ishte kundër Milanit, nuk ka dyshime.”, deklaroi Fonseca./IndeksOnline/