Bastoret online dhe taksat e larta për importin e vetura, reagon Agron Demi

Analisti i njohur, Agron Demi, ka reaguar për bastoret online dhe taksat e larta për importin e vetura.
Demi, përmes një postimi në facebook është shprehur se Kosova aplikon taksat më të larta për importin e veturave duke shtuar se të gjithë ata që kanë mundësi i regjistrojnë veturat me targa të Shqipërisë, duke përfshi edhe ministrat ku kësisoj shteti humb miliona euro nga zhdoganimi.
“Të gjithë ata që kanë mundësi i regjistrojnë veturat me targa të Shqipërisë, duke përfshi edhe ministrat. Kësisoj shteti humb miliona euro nga zhdoganimi, edhe pse arsyeja zyrtarëve publikë është se nuk po e lirojnë zhdoganimin për shkak se bien të hyrat doganore.
Kosova ka ndalu në tanësi lojërat e fatit”, ka shkruar Demi.
Ndërsa tutje ka thënë se të gjithë ata që duan të luajnë bastore luajnë online ndërsa ata që duan të luajnë kazino, e kalojnë kufirin në Shkup e Bujanoc, ku menjëherë matanë kufirit janë hapur kazino nga kosovarët dhe në këtë rast Kosova humb miliona euro nga taksimi i lojërave të fatit.
“Ata që duan të luajnë bastore luajnë online. Ata që duan të luajnë kazino, e kalojnë kufirin në Shkup e Bujanoc, ku menjëherë matanë kufirit janë hapur kazino nga kosovarët. Kësisoj, Kosova humb miliona euro nga taksimi i lojërave të fatit, humb vende pune dhe qiradhënësit humbasin të hyrat e qerave”, ka shkruar Demi.
Sipas Demit, një rregullim i këtyre problemeve do të rrit të hyrat dhe në rastin e veturave edhe kish përmirësu mjedisin.
“Një rregullim më i mirë i këtyre problemeve kish me pamundësu shmangien, kish rrit të hyrat dhe në rastin e veturave edhe kish përmirësu mjedisin”, ka thënë Demi./Indeksonline/