75 Mall Live Search
14:20 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / FR

Pas ngjarjeve të fundit me ish të dashurin, Ana mbyll instagramin

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi është një ndër banoret më të diskutuara në mediat rozë.

Është përfolur shumë ditët e fundit për një lidhje të ish-banores me një këngëtarë të estradës shqiptare.

Mbrëmë gjatë ‘Prime’ përmes një video, Ozi e ka sqaruar lidhjen që ka pasur me Anën para se të hynte në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai tha se kanë qenë të lidhur para se Ana të bëhej pjesë e shtëpisë më të madhe në vend.

“Së pari kemi qenë në fillimin e lidhjes dhe kemi lënë gjithçka hapur deri ajo kur del nga Big Brother. Në fillimet e lojës dhe gjestet e pahijshme të cilat nuk më kanë pëlqyer e kam parë veten për me u largu nga kjo punë. Në momentin kur ka dalë nga Big Brother ka filluar të merret me mua. Kjo është e vërteta, dhe qëllimi i im nuk ka qenë të përzihem në jetën e saj private”, u shpreh Ozi.

Pas këtyre ngjarjeve, Ana ka mar një vendim shumë të rëndësishëm.

Ajo ka mbyllur llogarinë e saj në Instagramin, duke mos dhënë asnjë detaj rreth këtij vendimi./Indeksonline/