75 Mall Live Search
14:55 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Drita e pandalshme, fiton ndaj Dukagjinit dhe ec me hapa të sigurt drejt titullit

Drita është e pandalshme këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Skuadra e udhëhequr nga Zekrija Ramadani, ka shënuar fitoren e 11-të, pasi mposhti Dukagjinin me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

“Intelektualët” kishin epërsin që nga pjesa e parë, ku shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 31-të.

Fitroren e vulosi goli i Kastriot Selmanit, në minutën e 89-të.

Drita është e vetme në krye të tabelë me 37 pikë, nëntë më shumë se Malisheva e Prishtina.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në kuotën e 17 pikëve dhe renditet në vendin e tetë./IndeksOnline/