75 Mall Live Search
16:52 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Ana hap Insagramin, ka disa fjalë për Xhenetën

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi është një ndër banoret më të diskutuara në mediat rozë.

Është përfolur shumë ditët e fundit për një lidhje të ish-banores me një këngëtarë të estradës shqiptare.

Mbrëmë gjatë ‘Prime’ përmes një video, Ozi e ka sqaruar lidhjen që ka pasur me Anën para se të hynte në Big Brother VIP Kosova 3.

Ku ka thënë se kishin lën lidhjen e hapur deri sa ajo të dilte, shkruan IndeksOnline.

Pas këtyre akuzave, Ana kishte mbyllur Instagramin, mirëpo pas disa orëve e hapi prap.

Në Instastoryt e saj, shihet një foto e Xhenetës.

Edhe pse kishin raporte të acaruara brenda, kjo e fundit e mbrojti duke i thënë Kevinit, të dashurit aktual të Anës që të mos ndikohet nga gjërat që pa e dëgjoi.

E kjo duket se i paska pëlqyer Anës, ”Xheni jem”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me një zemër. /IndeksOnline/