Leverkuseni fiton, Granit Xhaka asiston

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar fitore 2:1 ndaj St. Pauli, në ndeshjen e javës së 13-të në Bundesliga.
Dy golat për ekipin e Xabi Alonsos u shënuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline
Fillimisht ishte Florian Ëirtz që shënoi për 1:0 në minutën e 6’të pas një asisti nga Granit Xhaka dhe më pas Tah shënoi në minutën e 21’të.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Guilavogui në minutën e 84’të.
Me këtë fitore, Leverkusen shkon në kuotën e 26 pikëve në pozitën e tretë në tabelë, shtatë më pak se lideri Bayern Munchen (33)./Indeksonline/