75 Mall Live Search
20:40 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / MSH

Best of Kosova – Tatimpaguesi, Punëdhënesi, dhe Eksportuesi i Vitit 2024

“BP Home Invetsment LLC” edhe këtë vit del të jetë zgjidhja numër një në fushën e patundshmërisë.

Një nga kompanitë më inovative në vend për këtë fushë ka fituar tri çmime të rëndësishme nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Në një ceremoni zyrtare dhe në praninë e shumë figurave të rëndësishme, puna e palodhshme dhe e pashoq e “BP Home Investment LLC” u shpërblye me çmimin “Tatimpaguesi i vitit 202”, “Eksportuesi i vitit 2024”, si dhe “Punëdhënësi i vitit 2024”, shkruan IndeksOnline.

Ekipi i kompanisë është shprehur tejet mirënjohës për vlerësimin e punës së tyre, duke premtuar që do të sjellë suksese dhe projekte edhe më të mëdha në vitin që po vjen dhe jo vetëm.

“BP Home Investment LLC” është aktive tash e 25 vjet në tregun kosovar, duke garantuar cilësi në shërbime dhe duke iu ofruar rahati qindra punëtorëve./IndeksOnline/