75 Mall Live Search
22:53 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / G T

Bëhet interesante La Liga, Reali i afrohet Barcelonës në vetëm dy pikë

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore ndaj Gironas me rezultatin 3:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.

Golat për skuadrën e Carlo Ancelottit i shënuan: Kylian Mbappe, Arda Guler dhe Jude Bellingham, shkruan Indeksonline

Me fitore, Reali shkon në kuotën e 36 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se vendi i parë, Barcelona (38).

Kujtojmë që skuadra madrilene është me një ndeshje më pak dhe në rast se fiton, shkon në pozitën e parë./Indeksonline/