Tjetër fitore e Armend Xhoxhaj në boksin profesionist, mposht boksierin kroat (VIDEO)

Armend Xhoxhaj ka fituar meçin e radhës në boksin profesionist.
Boksieri kosovar nga Prizreni, të shtunën mbrëma mposhti kroatin, Ivan Duka, me vendim unanim të gjyqtarëve, meç ky i zhvilluar në Magdenburg të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.
Xhoxhaj dominoi kundërshtarin e tij për gjashtë raunde, dhe në fund fitoi me pikë.
Kjo ishte fitorja e 20 në karrierë për boksierin 30 vjeçar.
Kujtojmë që Armend Xhoxhaj, një muaj më parë fitoi me nokaut ndaj boksierit serb, Milosav Savic./IndeksOnline/