75 Mall Live Search
09:10 / E Diele, 08 Dhjetor 2024 / L A

Flet Musiala rreth situatës së tij te Bayerni

Ylli i Bayernit, Jamal Musiala ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Bayernin.

Gjermani, po shkëlqen me Bayernin këtë sezon dhe drejtuesit dëshirojnë ta bëjnë atë një ndër futbollistët më të paguar te Bayerni.

Musiala, ka thënë se ende nuk ka asgjë të re rreth kësaj situate.

“Nuk ka asgjë të re. Ndihem mirë, ne jemi duke zhvilluar bisedime”. “Ne kemi pasur kaq shumë ndeshje tani sa nuk kam pasur shumë kohë për të menduar për të. Unë thjesht jam përpjekur të bëj më të mirën time”, u shpreh Musiala.

Mbrëmë kujtojmë që Bayerni, mposhti Heidenheimin në “Allianz Arena” me rezultat 4-2, ku ishte pikërisht Musiala që shënoi dy gola./IndeksOnline/