Kurti i bindur se do të fitoj thellësisht zgjedhjet, por apelon te qytetarët që ta votojnë VV-në

Kandidati për kryeministër i VV-së, kryeministri Albin Kurti ka përçuar mesazh se do të fitojë thellësisht zgjedhjet.
Kurti tha se Kosova do të jetë një vend atraktiv për investime strategjike, duke filluar dhe nga prodhimi i armëve.
Ai ka folur edhe për “armiqtë” e tij duke iu referuar opozitës që sipas tij iu bë palë dhe Gjykata Kushtetuese, siç tha Kurti “për të na vonuar”
“’S’kanë çka na bëjnë më. Na vonuan në mandatin e parë, por s’do të mund të na vonojnë dhe në mandatin e dytë”, tha ai para Këshillit të përgjithshëm të VV-së.
Kurti tha se si fokus si qeverisjes së ardhshme të tij do të jetë që të gjithë ata që keqpërdoren paranë publike do të japin llogari para ligjit.
“Lëvizja do të fitoj dhe populli do të fitojë, punësim të gjithmbarshëm dhe rritje të rrogave dhe pensione”, tha ai.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë VV-në.