75 Mall Live Search
07:30 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / AR

Vetaksident i rëndë te rrethi i Çagllavicës, vetura futet në market

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, te rrethi i Çagllavicës. Një makinë është futur në dyqanin që ndodhet anash rrethit.

Policia dhe emergjenca ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme.