75 Mall Live Search
08:04 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / AR

Policia jep detaje për vetaksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”./Indeksonline/