75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / L A

Sancho: Që nga dita e parë, ata më bënë të ndihesha i mirëpritur te Chelsea

Anësori anglez, Jadon Sancho po kalon një kohë të mirë te Chelsea.

Sancho, po del të jetë një lojtar i rëndësishëm te skuadra e Enzo Marescas, ku ka bërë 10 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat.

“Që nga dita e parë, ata më bënë të ndihesha i mirëpritur te Chelsea. E di që kam shumë njerëz për të treguar gabim”. “Kam punuar shumë. Më lejoni të falënderoj stafin dhe ekipin që besuan tek unë dhe më dhanë këtë mundësi”, u shpreh Sancho.

Sancho, kujtojmë se ju bashkua këtë verë Chelseat në formë huazimi me obligim blerjeje nga skuadra e Manchester Unitedit, ku i cili i kishte prishur raportet me ish-trajnerin e “djajve të kuq”, Erik Ten Hag./IndeksOnline/