75 Mall Live Search
12:57 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / AR

E dashura e kujton Liamin: “Të dua”!

Kate Cassidy postoi një video në Tik Tok në të cilën kujtoi të dashurin e saj Liam Payne, ish-anëtar i One Direction, i cili vdiq, më 16 tetor në Buenos Aires.

Pas vdekjes së tij, mijëra fansa i bënë homazhe, si në rrjetet sociale, ashtu edhe para hotelit, transmeton Indeksonline.

Tani Cassidy ka shpërndarë një video që tregon momentet intime që ka ndarë me Payne-n. Momentet e tyre së bashku u kapën – duke qeshur, duke u mbajtur për dore, duke u puthur dhe përqafuar, madje edhe një kartë që Payne-t i shkroi Cassidy-t me mesazhin: “Ne do të jemi gjithmonë bashkë, të dua, Cookie”!

Kjo nuk është hera e parë që Cassidy flet. Në tetor, ajo ndau në Instagram: “Ndihem plotësisht e humbur. Asgjë në ditët e fundit nuk është ndjerë reale. Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe hapësirën për ta jetuar këtë në privatësi”./Indeksonline/