75 Mall Live Search
14:51 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / L K

Dogana e Kosovës parandalon futjen e cigareve kontrabandë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, realizoi me sukses një operacion të rëndësishëm taktik, duke parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.”

Gjatë këtij operacioni, u identifikuan dhe u ndaluan individë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, duke shmangur një dëm të financiar.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e masave kundër kontrabandës dhe aktivitetit të paligjshëm ekonomik.
Ftojmë qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes linjës falas 0800 50095, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e ekonomisë dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e doganës./Indeksonline/