75 Mall Live Search
17:06 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Përfundon seanca kundër Cityt, akuzohet për 115 shkelje të rregullave financiare të Premierligës

Ka përfunduar seanca dëgjimore e Manchester Cityt, ku po akuzohet për 115 shkelje të rregullave financiare të Premierligës

Premier League ka akuzuar kampionët e saj për shkelje të shumta të rregullave financiare dhe për dështimin për të bashkëpunuar me një hetim të mëvonshëm, shkruan IndeksOnline.

Nëse City, shpallet fajtor për disa nga akuzat të rënda, ata mund të goditen me dënime të mëdha financiare, zbritje pikësh apo edhe rënie nga liga.

Kjo pretendohet të ketë ndodhur gjatë një periudhe 14-vjeçare.