Manchester Unitedi vendos që ta mbyllë pozitën e drejtorit sportiv

Pak ditë më parë drejtori sportiv Dan Ashworth kishte vendosur të largohet nga Manchester Unitedi.
Ashworth, kishte qenë edhe drejtori sportiv i parë që kishte Unitedi, mirëpo pas largimit të tij, drejtuesit e “djajve të kuq” vendosën të mos e zëvëndësojnë atë duke e mbyllur tërësisht këtë pozitë.
🚨 Manchester United will NOT replace Dan Ashworth. The club have scrapped the role of sporting director.
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) December 10, 2024
(Source: @ncustisTheSun) pic.twitter.com/q9lUOBLrSK
Pronari i pjesshëm i Red Devils, Ratcliffe vendosi që krahu i djathtë i tij Ineos, Sir Dave Brailsford , shefi ekzekutiv i Unitedit, Omar Berrada dhe drejtori teknik Jason Wilcox, të ndajnë përgjegjësitë e pozicionit.
Ashworth, 53 vjeç, u detyrua të largohej nga Old Traffordi pasi humbi një betejë për pushtet me ish-ekzekutivin e Cityt, Berrada, me dyshen që patën një mosmarrëveshje të madhe për mënyrën se si klubi duhet të ecte përpara./IndeksOnline/