Ish-lojtari i Liverpoolit afër t’i bashkohet kësaj skuadre

Karriera e futbollistit Naby Keita nuk doli ashtu siç pritej nga ai.
Futbollisti guineas, është afër largimit nga Werder Bremen dhe pritet të nënshkruajë me këtë skuadër.
Bëhet fjalë për gjigandin hungarez, Ferencvaros ku sipas Fabrizio Romano, Keita do i bashkohet skuadrës në formë huazimi për një vjet me opsion blerje, dhe ka përfunduar po ashtu testet mjekësore.
🚨🇭🇺 Naby Keita to Ferencvaros, here we go! Deal sealed for former Liverpool midfielder joining Hungarian side from Werder Bremen.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 9, 2024
One year loan with buy option included, medical completed. pic.twitter.com/J8mZitydHj
Keita, kishte qenë pjesë e skuadrave si RB Leipzig, ku tregoi formë të lartë duke ndihmuar skuadrën të ngritej në Bundesliga dhe të kualifikohej në “Champions League”.
Ai më pas ju bashkua Liverpoolit në vitin 2018, ku kishte marrë edhe numrin e Gerrardit, ndonëse kishte fituar trofe të shumtë me “Reds”, Keita nuk arriti të tregonte formën e tij sikurse te Leipzigu ku kishte pasur lëndime të shumta./IndeksOnline/