75 Mall Live Search
09:23 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / L K

Arrestohet vrasësi i biznesmenit amerikan, u kap në “McDonald”

Një javë pas vrasjes shokuese të drejtorit të “UnitedHealthcare” në New York, autoritetet amerikane kanë kapur kryesin e veprës. Luigi Mangione është i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre. Ai është arrestuar mbrëmë në Altona të SHBA-së gjersa po ushqehej në “McDonald”.

Një klient e ka lajmëruar policinë, duke thënë se dyshon se vrasësi i Brian Thompson dyshohet se ndodhet në restorantin e ushqimit. Policët e gjetën të dyshuarin në një tavolinë në pjesën e pasme të McDonald’s-it të veshur me një maskë mjekësore të kaltër një çantë shpine në dysheme afër tryezës.

Mangione mbante dokumente të shumta identifikimi mashtruese dhe një pasaportë amerikane. Kur oficerët e Altoona i kërkuan Mangione ID-në e tij në McDonald’s, ai ua dha atyre ID-në e New Jerseyt.

Mangione dha emrin e tij të vërtetë pasi iu tha se do të arrestohej nëse ai gënjen për identitetin e tij. Oficerët gjetën një armë në çantën e tij. Gjithashtu janë gjetur rroba dhe një maskë në dyshimet se mund t’i kishte përdorur në këtë rast./Indeksonline/