Terras viziton vendin e sulmit në “Ibër Lepenc”

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, pas takimeve me krerët e shtetit në Prishtinë, i shoqëruar nga zëvendës drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut Veton Elshani, ka vizituar edhe fshatin Varagë, të Zubin-Potokut, për të parë nga afër kanalin e “Ibër – Lepencit” që ishte cak i sulmit të 29 nëntorit.
Kjo është vizita e parë e Terras-it më Kosovë pas emërimit si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon.
Të hënën ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.


