Rezultatet e dobëta, Batatina i vë fajin sulmit e mbrojtjes

Llapi po përballet me krizë rezultatesh këtë sezon në Superligë.
Vitin e kaluar skuadra nga Podujeva përfundoi si nënkampion i Kosovës, ndërsa tani është një nga skuadrat që po lufton për mbijetesë, shkruan IndeksOnline.
Humbja e sotme e Llapi me rezultat 4-0 nga Suhareka, ka ngjallur reagime të shumta, pasi një ditë më parë, trajneri Tahir Batatina ka marr licencën UEFA Pro.
Në një prononcim për IndeksOnline, Tahir Batatina nuk i ka komentuar këto reagime por ka thënë se rezultatet negative vijnë nga problemet në mbrojtje dhe në sulm.
Ai tha se largimet e Muhamet Hysenit e Ilir Krasniqit po kanë ndikim direkt në rezultate.
”Po nuk ka te bëjë asgjë me atë pjesë, skuadra po vuan nga një pjesë psikologjike e cila po na penalizon ne me disa ndeshje, por ky o futbolli dhe këtë duhet ta pranojmë edhe ne si profesionista duhet të bëjmë më të mirën me dal nga kjo seri negative. Dua të theksoj se nuk kemi mundur ti mbulojmë dy pozicionet me kritike të skuadrës ku levizja e Muhamet Hysenit dhe Ilir krasniqit janë pikat e dobta tek ne. Por ne duhet të bëjmë më të mirën dhe te kthehemi tek rezultatet pozitive”, tha ai për IndeksOnline.
Llapi po vuan këtë sezon, ku ka grumbulluar 17 pikë nga 16 ndeshje./IndeksOnline/