Qelaj: Zbatimi i ligjit në Kosovë mbetet sfidë e madhe

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur shqetësimin për moszbatimin e ligjeve në Kosovë dhe mungesën e përgjegjësisë për këtë dështim.
Qelaj theksoi se problemi kryesor që po përballet Kosova është mungesa e sundimit të ligjit, i cili duhet të garantohet përmes zbatimit të legjislacionit të miratuar nga vetë shteti.
“Problematika e parë që ndodhë në Kosovë është sundimi i ligjit përmes zbatimit të legjislacionit që e harton vetë Kosova. Edhe mungesa e zbatimi të ligjit vjen zi rezultat, fillimisht i paaftësisë së shteti me kriju mekanizma që ligjet që i aprovon me i zbatu në përpikëri me atë që është synim dhe e përcaktuar në ligj”, ka thënë Qelaj në RTV Dukagjini.
Sipas Qelajt, kjo situatë është rezultat i paaftësisë së institucioneve për të krijuar mekanizma efektivë për zbatimin e ligjeve, si dhe mungesës së hallkave mbikëqyrëse.
Ai theksoi se në rastet kur ligji nuk zbatohet, pasojat janë masive, shkeljet janë të shumta dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Qelaj kritikoi Kuvendin për rolin e tij të dobët në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe ligjshmërisë së institucioneve publike.