75 Mall Live Search
19:58 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / H F

I ngacmoi gruan, vrasje pas një konflikti në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 Dhjetor) në Durrës, ku ka humbur jetën një person.

Shkak ka qenë përleshja fizike mes dy burrave, që dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e konfliktit fatal.

Në një çast gjatë sherrit, autori e ka goditur me grusht viktimën. Ky i fundit ka rënë në kanalin e ujërave të zeza dhe për pasojë ka humbur jetën.