75 Mall Live Search
20:28 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / Z S

Abdixhiku: Do të ndërtojmë Centralin me gazë në vlerë prej 500 milionë euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka premtuar se me qeverisjen e LDK-së do të ndërtohet centrali me gazë në vlerë prej 500 milionë euro.

Këtë premtim Abdixhiku e bëri gjatë një tubimi që zhvilloi në qytetin e Mitrovicës.

Më tutje ai tha se Kosova duhet të lëvizë përpara me hapa të shpejtë, sepse nuk mund të qëndrojmë të fundit në Europë.

Është koha të ecim me hapa të sigurt drejt një të ardhme ku standardet tona të jetës janë si të çdo vendi të zhvilluar Europian, shtoi më tutje kreu i LDK-së./Indeksonline/