Kështu duket tabela e Ligës së Kampionëve pas javës së gjashtë

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së gjashtë në Champions League.
Mbremjen e sotme në program ishin nëntë ndeshje, ku u shënuan plot 35 gola, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjeve të javës së katërt, Liverpuli kryeon tabelën me 18 pikë, tre më shumë se Barcelona.
Arsenal, Bayer Leverkusen, Aston Villa, Inter, Brest e Lille kanë nga 13 pikë.

Ky sezon është më ndryshe se ai që jemi mësuar ta shohim, me një format krejtësisht të ri.
Për herë të parë, 36 skuadra do të garojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve, katër më shumë se që ishin më parë.
Secila skuadër do të luaj nga tetë ndeshje, me kundërshtar të ndryshëm, nuk do të ketë as grupe, por pikët e mbledhura do të llogariten njëjtë sikurse ligat e tjera.
Në përfundim të tetë ndeshjeve nga secila skuadër, skuadrat që kanë më së shumti pikë, nga vendi 1-8 do të kualiikohen në 1/8 e finales, skuadrat nga vendi 9-24 do të luajnë në 1/16 e finales, ku do të ketë short, ndërsa skuadrat nga vendi 25-36 do të eliminohen nga Liga e Kampionëve./IndeksOnline/