Zveçan: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Të mërkurën rreth orës 13:00, është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Zveçan.
Sipas njoftimit, rastin në polici e ka njoftuar vëllai i viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si edhe ekipi mjekësor ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Zveçan 11.12.2024-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar vëllai i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite policore si edhe ekipi mjekësor ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/