75 Mall Live Search
10:21 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / k.v

Arrestohen dilerët e drogës në Suharekë

Policia në Suharekë ka arrestuar tre persona për shitblerje të lëndëve narkotike, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, ata janë kapur në flagrancë teksa po shkëmbenin drogën në rrugën “Brigada 123”, të mërkurën pas orës 19:00.

Pas kontrollimit të tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e drogës.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/