75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / k.v

Arrestohet hajni që vodhi një motoçikletë në kryeqytet, rezulton person i kërkuar edhe nga gjykata

Para një jave ishte raportuar për vjedhjen e një motoçiklete në kryeqytet, ndërsa të enjten pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar i dyshuari dhe i njëjti është arrestuar, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari rezulton person i kërkuar nga organet e drejtësisë. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Në lidhje me rastin e ndodhur më 7 dhjetor 2024, është raportuar se të enjten është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur e kishte vjedhur një motoçikletë. I njëjti pas intervistimit është verifikuar dhe ka rezultuar person i kërkuar nga gjykata dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/