Mësohet vendi ku do të zhvillohet ndeshja e dytë midis Kosovë dhe Islandës për ligën e kombeve

Shorti i Ligës së Kombeve vuri përballë Kosovën dhe Islandën.
Gazetari sportiv, Alban Lumi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se ndeshje e dytë midis Kosovës dhe Islandës zhvillohet në Spanjë.
”Ndeshja e dytë në mes Islandës dhe Kosovës do të zhvillohet në Spanjë, derisa ajo e para në Prishtinë”, ka shkruar Lumi.
Do të jenë dy ndeshje që do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm (vajtje-ardhje) dhe fituesi luan në Ligën B të Ligës së Kombeve./Indeksonline/