75 Mall Live Search
16:01 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / A. M.

Bastisen dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohet uniforma policore, pushkë gjuetie e jelek antiplumb

Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në dy lokacione në Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se një person është duke u intervistuar si i dyshuar, ndërsa një tjetër pritet të intervistohet.

Tutje ai shtoi se gatë aksioneve është konfiskuar një uniformë policore, pushkë gjuetie e jelek antiplumb.

“Personat po intervistohen nën dyshimin e përvetësimit te detyrës”, ka thënë Elshani.