QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të policëve nga aksidenti në veri

Dy nga policët e lënduar nga aksidenti në fshatin Grabovc në veri të Kosovës tashmë janë sjellë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjeku Naser Syla ka thënë se gjendja e tyre është stabile.
“Gjendja e dy policëve që janë sjellë në Emergjencë është stabile.”, tha Syla.
Ndërkohë nga Spitali i MItrovicës kanë thënë për Reporteri.net se edhe prej policëve të lënduar janë nisur për në QKUK.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.
“Dy prej tyre janë transferu në QKUK, ndërsa edhe dy të tjerë janë duke u përgaditur për transferim”, tha ajo
Kujtojmë se nga ky aksident mbetën të lënduar 8 policë.