75 Mall Live Search
14:21 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

U ekzekutua sot në Athinë, kush është mafiozi shqiptar Irakli Davella

Irakli Davella, viktima e sotme e atentatit në Athinë konsiderohet një personazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.

Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Tre të fundit bashkë me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë.

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sulmi mafioz të ndodhur në vendin e quajtur Thrakomaqedones në veri të Athinës. Sipas burimeve policore, dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje.