75 Mall Live Search
22:09 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Robert Aliaj: Pamja që u dha për Parashqevi Simakun më la shije të keqe, e poshtëruan! I dhanë bukë dhe filmonin çdo kafshatë…

Në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun.

E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar.

Artisti Robert Aliaj tha se ishte një ndjesi shumë e keqe ajo që ndjeu nga video e publikuar ku Parashqevia shfaqej në atë gjendje.

“E gjitha se si ndodhi dhe se si u përfshi media, se si të gjithë u përfshimë vetëm për disa pëlqime, ishte një video e dhunshme, ajo u turpërua, të gjitha i ndodhën”, tha Aliaj.