75 Mall Live Search
22:20 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / FR

Takimi në Degën 3 në kryeqytet, Abdixhiku: Plot entuziazëm, plot pozitivitet, plot vullnet!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga mbrëmja festive me veprimtarë e qytetarë të Degës 3 në Prishtinë.

Abdixhiku, u shprehë se fryma e ndryshimit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po na shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet.

“Mbrëmje festive, mbrëmje takimi e mobilizimi me veprimtarë e qytetarë të Degës 3 në Prishtinë.

Fryma e ndryshimit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po na shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet. Si në shënime festive, ashtu dhe në takime e tubime. E tillë ishte dhe mbrëmja e sontme në Degën 3!

Plot entuziazëm, plot pozitivitet, plot vullnet!

Ndryshimi po vjen!”, tha Abdixhiku.

Ndërsa bëri thirrje sërishtë për ndryshim, siç e bënë 3 vite më parë.

“Mes përmbylljes së një viti, e nisjes së tjetrit me qëllim për ndryshim, gjejmë Prishtinën, Degën 3 e lagjet ikonike të Kryeqytetit, në thirrje për bërjen e ndryshimit sërish, siç e bënë 3 vite më parë! Prishtina dhe LDK janë tashmë një!

I lumtur me momentumin tonë!

Kurreshtarë për të ardhmen plot dritë që do ta bëjmë!”, ka shkruar Abdixhiku.