75 Mall Live Search
10:36 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / AR

Këngët që sfiduan kohën, hitet që përkundër viteve vazhdojnë të dëgjohen akoma

Ka ende disa këngë që po vazhdojnë të sfidojnë kohën dhe mbajnë gjallë emocionet e dëgjuesve shqiptar.

Edhe pse kanë kaluar disa vjet, ka këngë të njohura që po vazhdojnë të dëgjohen dhe të pëlqehen nga shumë breza, shkruan Indeksonline.

Këngët si “Zeshkanja ime” nga Veli Sahiti, “Çka më ka syri” nga Elita 5, “Atje është Prishtina, atje është Kosova” nga Sabri Fejzullahu, “A më kujton” nga Naser Berisha, “Për ty po flas” nga Edona Llalloshi & Miloti dhe “Kthehuni” nga Malesori janë më shumë se melodi.

Pavarësisht kalimit të viteve, këto këngë mbeten të freskëta dhe të dashura për publikun, duke i dhënë mundësinë brezave të rinj që t’i zbulojnë dhe t’i duan, ndërsa ata që i kanë përjetuar në momentet e tyre më të bukura, vazhdojnë t’i dëgjojnë me të njëjtin emocion si atëherë.

Këto këngë janë më shumë se muzikë, ato janë histori që vazhdojnë të tregohen çdo ditë përmes notave dhe vargjeve që kanë ngelur të paharruara në zemrat e dëgjuesve./Indeksonline/