75 Mall Live Search
19:16 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / MSH

Kirurgu nga Mitrovica që synon ulësen në parlament, njihuni me Fatbardh Rexhën e PDK-së

Rrugëtimin e suksesshëm në karrierën e tij prej kirurgu, Fatbardh Rexha po synon ta bëjë akoma më të madh me kandidaturën e tij për deputet.

Fatbardh Rexha, një ndër kirurgët më të njohur në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajit ka shprehur vullnetin qe eksperiencën dhe dijen e tij ta shkrijë edhe në politikë.

Rexha, pasardhës i prijësit historik të luftës dhe Lidhjes së Prizrenit, Ahmet Delisë, do të kandidojë në këto zgjedhje si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.

Përkushtimin e madh ndaj mjekësisë, kirurgu mitrovicas e ka shprehur gjatë shërbimit të tij në Spitalin e Mitrovicës, ku falë Rexhës janë siguruar donacione të shumta dhe shërbime efikase për pacientët.

Këtë përvojë të rëndësishme, Rexha synon ta sjellë në tërë sistemin shëndetësor të vendit, duke u bërë zë i shumë projekteve në të ardhmen.

Rexhës i përket numri 69 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.