“Do të ndërtojmë të ardhme që i duhet Kosovës”, Olluri nga Lipjani

Lidhja Demokratike e Kosovës sot qëndroi në Lipjan, aty ku prezantoi angazhimet që do t’i ketë për siguri, mbrojtje dhe drejtësi, nëse fiton zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit.
Kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Ardian Olluri, tha se LDK-ja do të ndërtojë të ardhmen që i duhet Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Olluri u shpreh se do të shtohet numri i policëve, numri i ushtarëve dhe mbështetja ndaj tyre, për rrugëtimin drejt NATO-s.
“Me projekte konkrete dhe vizion të qartë, ne po ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë!”, u shpreh mes të tjerash Olluri.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Ne do të ndërtojmë të ardhmen që i duhet Kosovës!
Sot, në Lipjan si LDK, prezantuam angazhimet tona për Siguri, Mbrojtje dhe Drejtësi – tri shtylla për një Kosovë më të sigurt dhe të drejtë:
Siguri: 2,000 policë të rinj, 1,200 vetura të reja dhe kamera trupore për patrullat.
Mbrojtje: Rrugëtim drejt NATO-s, 4 kazerma të reja dhe mbështetje për FSK-në me 6,000 trupa aktive.
Drejtësi: Veting, luftë kundër korrupsionit dhe digjitalizim për një sistem më transparent.
Me projekte konkrete dhe vizion të qartë, ne po ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë!
Bashkë për të ardhmen!