Arrestohet personi që e eliminoi gjeneralin rus, i montoi bombën në skuter (Pamje)

Rusia tha të mërkurën se kishte arrestuar një shtetas uzbek, i cili pranoi se kishte vendosur bombën që vrau gjenerallejtënant Igor Kirilov në Moskë një ditë më parë me udhëzimet e shërbimeve të sigurisë ukrainase.
Ai është një shtetas i Uzbekistanit, i cili tha se ishte rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase (SBU).
Komiteti hetues rus njoftoi se të dyshuarit për vrasjen e Kirilovit “i janë ofruar 100,000 dollarë për të kryer atë atentat”.
Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi se do të ngre çështjen e vrasjes së Igor Kirilov para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Kujtojmë se Kirilov u vra mëngjesin e djeshëm në Moskë pasi një mjet shpërthyes ishte fshehur në një skuter që ishte parkuar pranë hyrjes së një ndërtese banimi./Indeksonline/
⚡️ Imagens revelam o suposto momento do ataque ao chefe das Tropas Russas de Defesa Radiológica
— RT Brasil (@rtnoticias_br) December 17, 2024
Igor Kirilov denunciava regularmente a atividade dos EUA em laboratórios biológicos, especialmente na Ucrânia. pic.twitter.com/fajN16kuzT