75 Mall Live Search
10:23 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / L K

Trump emëroi ambasadoren e re të SHBA-së në Kroaci, është artiste!

Donald Trump, presidenti i sapozgjedhur amerikan, shpalli nominimet për ambasadoren e re në Kroaci. Nicole McGraw do të zëvendësojë Nathalie Rayesin.

“Jam i lumtur të njoftoj se Nicole McGraw do të jetë ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kroaci. Nicole është një filantropiste, biznesmene dhe koleksioniste arti me famë botërore”,shkruan Trump në njoftim.

Nëpërmjet punës së saj në krye të organizatës bamirëse CANVAS Art, ajo solli art të bukur për njerëzit dhe si anëtare afatgjatë e bordit të organizatës bamirëse “Place of Hope”, ajo mblodhi miliona dollarë për fëmijët e neglizhuar dhe të keqtrajtuar./Indeksonline/