“Zëri i diasporës”, flet Mustafë Abazi, kandidat i LDK-së për deputet

Mustaf Abazi është një nga kandidatët e LDK-së për deputet.
Me shumë vite kontribut për shqiptarët në diasporë, Abazi synon të zgjerojë kontributin e tij për bashkëkombësit.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Mustaf Abazi do të bartë numrin 76 dhe do të sjellë zërin e diasporës në kuvend.
“Unë nuk jam i rëndësishëm për ju, por jam i dobishëm për ju. Unë vij nga diaspora, aty ku ju jetoni, punoni dhe sakrifikoni çdo ditë për familjet tuaja dhe për Kosovën. E di mirë se çfarë do të thotë të përballesh me sfida larg atdheut dhe sa shumë kemi dhënë për vendin tonë”, tha Abazi, në njoftimin për kandidaturën e tij.
Duke mos premtuar mrekullinë, Abazi thjesht u zotua për përkushtim, punë të ndershme dhe përfaqësim të denjë të mërgatës.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Të dashur bashkatdhetarë,
Unë nuk jam i rëndësishëm për ju, por jam i dobishëm për ju. Unë vij nga diaspora, aty ku ju jetoni, punoni dhe sakrifikoni çdo ditë për familjet tuaja dhe për Kosovën. E di mirë se çfarë do të thotë të përballesh me sfida larg atdheut dhe sa shumë kemi dhënë për vendin tonë.
Me 9 shkurt, kemi një mundësi të artë për të sjellë një zë të ri në Kuvendin e Kosovës – një zë që flet për diasporën dhe për hallet tuaja. Nuk premtoj mrekulli, por ju premtoj përkushtim, punë të ndershme dhe një përfaqësim të denjë për ju.
Votoni për ata që ju kuptojnë. Votoni për ata që vijnë nga ju dhe që punojnë për ju. Së bashku, mund të bëjmë ndryshimin që kemi pritur prej kohësh!
Me respekt dhe përulësi,
Mustafë Abazi
LDK 76