75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / L A

Pique fton Espanyolin të zhvillojë një ndeshje miqësore

Ish-futbollisti, Gerard Pique ka sfiduar Espanyolin të zhvillojë një ndeshje miqësore.

Pique, sfidoi Espanyolin në një miqësore kundër kombëtares Spanjolle të formatit “Kings” si pjesë e përgatitjes së saj për “Kings World Cup Nations” që do të mbahet në mesin e janarit në Torino të Italisë.

“I nderuar zoti Chen ,

Duke filluar nga 1 janari, ‘Kings World Cup Nations’, Kupa e Botës së Mbretërve, do të mbahet në Itali , me finalen në stadiumin Juventus më 12 janar. Për t’u përgatitur për ekipin spanjoll, duam të ftojmë një rival të nivelit tonë për të luajtur një ndeshje të formatit Kings. Prandaj, duke përfituar nga pushimet e Krishtlindjeve, kemi menduar për ekipin e parë të Espanyolit . Për të dhënë një nxitje, ne jemi të gatshëm të luajmë kumar shumën prej 1 milion eurosh, të cilën humbësi duhet t’i paguajë fituesit. Në pritje të një përgjigjeje të menjëhershme”, u shpreh Pique.

“Kings World Cup Nations” do të zhvillohet nga data 1 deri më 12 janar në Itali, me finalen e lartpërmendur në stadiumin e Juventusit në Torino dhe gjithsej 16 përzgjedhje. Këto janë Spanja, Argjentina, Japonia, Italia, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Uzbekistani, Arabia, Peruja, Gjermania, Brazili, Koreja e Jugut, Turqia, Ukraina, Kolumbia dhe Maroku./IndeksOnline/