75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / AR

Ekskluzive/ Flet këngëtarja kosovare, ja çka u vodh në veturën e saj

Këngëtarja kosovare Ezo Menic ka renë pre e hajnave.

Në pamjet e publikuara shihet se hajni nga dritarja e veturës në vendparkim ka arritur t’ia merrte një çantë.

Indeksonline ka kontaktuar me këngëtaren në fjalë e cila është shprehur e shqetësuar për rastin.

Ajo tha që i janë vjedhur rrobat që i kishte në çantë.

“Me vlerë nuk kam pasur asgjë, vetëm një çantë me rroba e ka marrë. Ishte trishtim kur e pash xhamin e thyer, nuk më ka ndodhur kjo asnjëherë”, deklaroi ajo./Indeksonline/